Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi disa vetura të mediave të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm janë gjetur tërësisht të demoluara.
Përmes një komunikate për media, AGK-ja ka shprehur shqetësim të madh për situatën dhe sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit gjatë ditëve të fundit në veri të vendit.
Sipas AGK-së, në video shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera e simbole nacionaliste të shënuara në veturë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në reagim.
Në fund AGK-ja bënë thirrje të gjitha organeve kompetente që të ofrojnë siguri në gazetari për raportortimet në këto katër komunat në veri.
Po ashtu ata thanë që këto raste të gazetarëve duhet t’i hetojnë me prioritet sulmet ndaj mediave që kanë ndodhur dje./Arbresh.info/
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...