Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime përtej kufirit

18:37 | 4 Prill 2026
Q L

Disa pompa të benzinës kanë shkelur vendimin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për marzhën e fitimit me derivate, ka njoftuar ministrja Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se shkelje ka pasur në rajonin e Pejës, Mitrovicës e të Prishtinës nga disa pompa të benzinës që kanë shitur me çmime përtej 1.91 euro për litër sa ka qenë e caktuar për sot.

Kusari-Lila në Facebook ka bërë të ditur se informatat për këto shkelje janë pranuar nga konsumatorët përmes telefonit. Këto pompa kanë shitur naftën me çmim deri 1.94 euro për litër.

Për parregullsi, ajo ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë në emailin: [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 16 000