Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e pëlcitjes së një gypi. Ujësjellësi ka njoftuar se aktualisht ekipet janë duke tentuar që t’i sanojnë prishjet.
“Gjate ditës se sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes në rrugën Enver Maloku në Prishtine, për shkak të pëlcitjes se gypit magjistral fi 630 mm..që e furnizon një pjese goxha të madhe të Prishtinës me ujë te pijshëm…
Në të njejten kohe pëlcitje ka edhe ne një gyp tjetër në afërsi të Rilindjes gyp ky me diametër me të vogël fi 350 mm..ekipet janë në terren dhe po bëjnë çmos për sanimin e defekteve”, thotë Arjeta Mjeku për Express, nga Ujësjellësi.
Sipas saj, deri në sanimin e tyre pa ujë te pijshëm mund të mbesin bregu i diellit, dodona, tasligje, muhaxhiret dhe një zonë rreth Rilindjes.
“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatoret deri në sanimin e rrjetit në të dyja pikat e lartpërmendura”, ka thënë ajo.
Mjeku, ka sqaruar se pa ujë do të mbetet edhe QKUK’ja. Ndërsa thekson se kanë filluar dërgimin e ujit me cisterna.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari