Policisë së Kosovës nga sot i janë shtuar edhe 280 kadetë të rijnë të diplomuar të gjeneratës së 62-të të policisë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerë të lartë të shtetit dhe për të zëvendësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili është për vizitë jashtë vendit, ishte zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.
Bislimi ka vlerësuar lartë kontributin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës përgjatë 26 viteve të funksionimit të saj, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 62-të në Prishtinë.
Ai theksoi se 280 kadetët e sapo diplomuar i bashkon një mision dhe qëllime të përbashkëta, duke i inkurajuar që me profesionalizëm të lartë ta lartësojnë uniformën që mbajnë.
“Për 26 vjet me radhë Policia e Kosovës shërben me dinjitet dhe po forcohet çdo ditë e më shumë. Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe krenari e lartë. 280 kadetë i bashkon misioni dhe qëllimet e njëjta. Ju jeni këtu për ta lartësuar uniformën tonë. Kemi investuar në pasje policore kemi rregulluar stacione të policisë. Nga sot nga momenti i betimit ju do ti shërbeni ligjit” , tha Bislimi./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...