Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala, thotë se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE), për dialog me Serbinë, Miroslav Lajçak, është kundër pavarësisë së Kosovës.
Madje sipas Shalë, ai vazhdimisht ai ka mbajtur anën Serbisë me qëndrimet e tij, transmeton arbresh.info.
Për këtë ai kërkon që politikanët në vend mos ta takojnë atë gjatë vizitës në Kosovë.
“Në ndërkohë nuk është hera e parë që Lajçak del kundër pavarësisë së Kosovës ndonëse thotë se i deleguar për bisedime e përfaqëson politikën e BE-së e jo qëndrimin personal apo të shtetit nga ai vjen që nuk e ka njohur Kosovën, ashtu edhe Borelli thjesht se ka pasur shumë reagime të cilat e kanë kundërshtuar, por gjithmonë ia ka mbajtur anën Serbisë, por serbëve në Kosovë”, është shprehur Shala për EkonomiaOnline.
Lajçak do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...