Një veturë e një studenti serb ka qenë cak i një sulmi mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, raporton arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 në rrugën “Lola Ribar”, ku përves veturës së studentit serb është djegur edhe një veture tjetër e cila ka qenë afër, tregon zëdhënësi i policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
“Njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy vetura janë dëmtuar. Besohet se zjarri i është vënë një veture të tipit “Fiat” me targa të Serbisë, të Krushevcit. Ndërsa në afërsi një veturë tjetër që ka qenë pa targa është kapluar nga zjarri pasi ka qenë afër veturës që ka qenë cak i sulmit. Pronar i sulmit besohet që është një student, “ka thënë Hoti për arbresh.info.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi. Por, Policia është duke hetuar rastin./arbresh.info
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%