Policia e Kosovës njofton se rreth orës 09:50 minuta në një rrugë të fshatit Sopijë ka shpërthyer një zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë.
Shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrikë të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë.
Nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it. Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...