Një veturë është djegur në fshatin Vlashnjë të Prizrenit pasditen e sotme. Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit, Policia së bashku me Prokurorin e Shteti dhe njësitet tjerë janë duke u marrë me rastin. Është duke u trajtuar si rast vdekje e dyshimtë. Ajo që mund të them është se bëhet fjalë për një djege të veturës, brenda saj dyshohet se ka edhe një person të vdekur por nuk mund të them asgjë pa përfunduar procedurat. Në momentin që përfundojnë procedurat e vendit të ngjarjes, do t’ju informojmë më tepër. “, tha Gashi.”/arbresh.info/
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...