Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë, në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura një personit me targa të Serbisë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe kanë arritur të lokalizojë zjarrin.
Në anën tjetër, bëhët e ditur se lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja