Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur një shtëpi në Prishtinë.
Në raport thuhet se lëndime ka marrë një grua, e cila ka pësuar lëndime të rënda, dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike.
Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur zjarri, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë. /arbresh.info/
Rr. Rxhep Krasniqi, Prishtinë 13.01.2023 – 00:50. Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...