Digjet një shtëpi në lagjen “Xhemajl Ibishi”

21:04 | 8 Maj 2015
M. A.

Një shtëpi në lagjen “Xhemajl Ibishi” ka marrë flakë këtë pasdite, por për fat nuk ka pasoja në njerëz.

Flora Ahmeti, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shpërtheu rreth orës 19:00.

Ajo ka treguar se reagimi i ekipit të zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

20150508201654903646

Shpërndaje në rrjete sociale