Digjet një pompë e benzinës në Podujevë

10:03 | 23 Janar 2016
M. A.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një pompë e benzinës në Podujevë është përshirë nga zjarri.
 Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk ka të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Në mëngjesin e sotëm një pompë e benzinës është përshifrë nga zjarri. Epiket e policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Persona të lënduar nuk ka ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bislimi.

12575939_10208313323540754_1367563366_n

Shpërndaje në rrjete sociale