Një ndërtesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “17 Shkurti” është përfshirë nga zjarri.
Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë së rajonit të Prishtinës, teksa ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri i shkaktuar.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.
Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i zjarrit./arbresh.info/
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...