Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës në Komunën e Malishevës, i cili kishte përfshirë disa hektarë mal.
“Njësia e zjarrfikësve në Malishevë, pas një intervenimi të suksesshëm në orët e mbrëmjes, e kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës, në Komunën e Malishevës.
Zjarri i cili kishte përfshirë disa hektarë mal, ishte shuar përreth një orë. Bashkë me zjarrfikësit në vend ngjarje ka dalë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka apeluar për kujdes të shtuar.
Sipas nënkryetarit Berisha, zjarrfikësit me të marrë informacionin kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe me shumë sukses kanë arritur që ta shuajnë këtë zjarr, i cili kishte kapluar një sipërfaqe të madhe të malit.
Nënkryetari Berisha, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek ata të cilët shkojnë në mal, qoftë për dru, për ti kullosë bagëtitë, apo për rekreacion, që të bëjnë kujdes të shtuar, që mos ti hedhin cigaret e ndezura, të mos ndezin zjarre dhe ti lënë ndezura, dhe në çdo mënyrë të kenë kujdes, që mos ti djegim malet, pasi përveç maleve, rrezikohet edhe jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...