Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, shkruan Arbresh.info
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike janë përmirësuar shumë pas këtyre reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Republikës.
Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:
Junik 159mm, Gadime 91mm, Ferizaj 90mm, Kamenicë 62mm, Podujevë 60mm, Mitrovicë 50mm, Prizreni, Peja dhe Prishtina 45mm dhe Malisheva me 43mm ose litër për metër katrorë.
Gjithashtu, parashikohet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit