Ditët e fundit është rritur numri i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës.
Vetëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme kanë ateruar 50 aeroplanë me bashkatdhetarë.
Por, një numër shumë i madh i mërgimtarëve vijnë edhe përmes rrugëve tokësore, ku edhe vërehen kolona të mëdha nga fluksi i tyre.
Megjithatë, edhe pse numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për në Kosovë, pritja në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje nuk është e madhe.
Në bazë të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 22:44, pritjet më të gjata janë prej 5 deri në 10 minuta.
Pritjet më të gjata deri tani janë në: Bërnjak, Vërmicë, Han të Elezit, Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...