Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari gjatë një takimi sot diskutuan për manifestimin të datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Ata me këtë rast u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe te varrezat e familjes Jashari për bashkatdhetarët, organizim ky i përbashkët mes përfaqësuesve të familjes së komandantit Adem Jashari, Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Ndryshe, data 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës.
Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit si dhe çmimet për gazetarin/storien e vitit për diasporën.

Parashikimi i motit për nesër
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...