Diaspora e Kosovës po voton edhe në Zagreb të Kroacisë

12:17 | 8 Shkurt 2025
E.K

Diaspora e Kosovës ka nisur votimin edhe në Zagreb të Kroacisë.

Sipas një njoftimi nga Ambasada e Kosovës, vendvotimi u hap sot në orën 07:00, në përputhje me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Tutje në njoftim bëhet e ditur se procesi i votimit po zhvillohet me respektimin e standardeve të përcaktuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të drejtë.

‘Sot, në orën 07:00, në Ambasadën e Kosovës në Zagreb u hap vendvotimi, në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara për të garantuar një votim të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale