Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit.
Hoti para ministrave tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.
Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në kompozimin e një ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën.
“Kemi në rend të ditës një vendim të rëndësishëm, më lejoni edhe njëherë që pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë, duhet të tregojmë përkushtim si shtet në këtë proces. Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë një punë e madhe në secilin e tema të mundshme që duhet të fillojë nga njohja reciproke, jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces që do të kryesohet nga kryeministri”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull