Dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë vetëm pas formimit të Qeverisë në Beograd.
Kështu kanë thënë zyrtarë të BE-së për Radion Evropa e Lirë, të cilët kanë vlerësuar ky dialog nuk dihet saktë se kur do të vazhdojë.
Ndërsa, zyrtarë të Kosovës, janë shprehur të pakënaqur me rrjedhën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të dala nga ky dialog.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë për Evropa e Lirë se Serbia deri më tani nuk i ka zbatuar të paktën 3 marrëveshje, atë të telekomit, të energjetikës dhe të lëvizjes së lirë, pra që ka të bëjë me urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Ndërsa, opinioni publik brenda Kosovës janë mjaftë kritik ndaj përfaqësuesve në dialog me Serbinë, duke thënë se duhet të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Analisti Arben Qirezi, gjithashtu ka thënë se duhet ndryshuar edhe qasja e dialogut në Bruksel.
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...