Sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nisë procesi i dialogut, Kosovë -Serbi.
Kosova të përfaqësohet nga kryeministri, Avdullah Hoti dhe në anën tjetër Serbia, nga presidenti, Aleksader Vuçiq, shkruan Arbresh.info.
Mediet në Beograd shkruajnë se temat e diskutimit do të janë të zhdukurit, të zhvendosurit dhe kompensimet e luftës, shkruan Arbresh.info.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se do të bëhet fjalë për të zhdukurit, zhvendosurit, dhe për pronën, domethënë rregullimin e marrëdhënieve ekonomike. Nga deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, mund të dëgjohet se shqiptarët e Kosovës do të vendosin kompensimin e luftës, kthimin e dokumentacionit kadastral , në mënyrë të pashmangshme, njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Tanjug, në BE, përpara se të vazhdojnë negociatat, ata insistojnë në tre mesazhe. E para është se procesi duhet të jetë “mbi politikën e brendshme”, dhe e dyta dhe e treta janë që të dy palët duhet të përgatisin një pozicion për negociata, por edhe publikun e tyre për një marrëveshje.
BE thekson se puna nuk do të jetë e lehtë dhe se pa vullnetin politik të të dy palëve, nuk do të ketë marrëveshje.
Prandaj negociatorët e BE-së po njoftojnë një “proces dinamik” të negociatave, i cili duhet të intensifikohet menjëherë pas pushimit të verës, në javën e parë të shtatorit./Arbresh.info/.
Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun
Prokurorja Pula për vjedhjen e votave: E papritur, s’ka ndod...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...