Kryeministri i vendit, Albin Kurit, ka theksuar edhe një herë kërkesat karshi Serbisë për sukses në dialog.
Ai ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Milan Rajdojiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiq.
“Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Rajdojiçiq dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Bruksel në mes dhjetorin e të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës”, ka theksuar ai.
Sipas tij, është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet.
Kurti, ka thënë se po pret që të njoftohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në Bruksel. “Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator”, ka thënë ai.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen në Bruksel për takimin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje./rtk
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj