Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot në Beograd me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sørensen.
Ata do të takohen mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Andrićevo venc.
Vizita e fundit e Sorensen në Beograd ishte një muaj më pare. Më 11 shkurt, mandati i tij u zgjat edhe për dy vjet të tjera, deri më 29 shkurt 2028.
Një ditë më parë, Sorensen vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilët bisedoi mbi avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, Glauk Konjufca. Ne u përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në rrugën evropiane”, shkroi Sorensen në platformën X.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet sot me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtines, Peter Sorensen.
Ata do të takohen mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Andrićevo venc.
Vizita e fundit e Sorensen në Beograd ishte një muaj më pare. Më 11 shkurt, mandati i tij u zgjat edhe për dy vjet të tjera, deri më 29 shkurt 2028.
Një ditë më parë, Sorensen vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilët bisedoi mbi avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, Glauk Konjufca. Ne u përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në rrugën evropiane”, shkroi Sorensen në platformën X.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...