Prishtina dhe Beogradi kanë shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve me çështjet që janë të lidhura me telekomin.
Kreyenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, konfirmoi për televizionin publik pas përfundimit të takimit të grupeve punuese se palët janë dakorduar me elementet e planit të zbatimit.
Sipas saj, Kosova do merr kodin telefonik ndërsa kërkesën në emër të vendit do e bëj Austria. Gjithashtu ekziston pajtimi që operatorët nga Kosova e Serbia të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave.
Ndërsa, sipas kryenegociatores kosovare, do lejohet përkohësisht një kompani e re e telefonisë në Kosovë e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Tahiri insiston se këtu nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm me tender.
Gjithnjë sipas delegacionit kosovar, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që gjatë këtij muaji sërish të takohen në Bruksel dhe gjatë dy ditëve rresht të precizojnë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin në mënyrë që kjo gjë më pas të kalojë tek kryeministrat në takimin e tyre të ardhshëm.
Nesër grupet punuese takohen sërish për të diskutuar sigurimin e automjeteve. Kjo çështje tanimë ka pëlqimin e palëve andaj sipas kryenegociatores Tahiri prioritet mbetet përmbyllja e kësaj teme dhe sipas planit nënshkrimi i marrëveshjes më datën 4 qershor.
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...