Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në xhaminë “Pavarësia”, në Prishtinë shoqata “Bereqeti”, sot bëri shpërndarjen e 500 pakove ushqimore.
Donator i këtyre ndihmave ishte Halil Muja, i cili për vite me radhë, tashmë për disa vite me radhë bën dhurimin e ndihmave për qytetarët në nevojë.
Imami i xhamisë “Pavarësia”, Nexhmi Hoxha, përfaqësues i shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë, në fjalën e tij, mes tjerash tha se kjo familje kontribuon vazhdimisht për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Vlen të përmendet se pakot ushqimore ishin në vlerë të 50 eurove. Po ashtu, nesër kjo shoqatë, me ndihmën e firmës “Maqani”, do të bëj shpërndarjen e edhe të 500 pakove tjera.

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...