Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka marrë në mënyrë zyrtare mandatin e saj derisa ka falenderuar për besimin e dhënë.
“Falemnderit për besimin e dhënë. Shkollimi im amerikan dhe përvoja ime në të kaluarën do të ndikojnë në përmirësimin e drejtësisë në Kosovë. Do të luftoj korrupsionin dhe askush nuk do të jetë para ligjit”, ka thënë ajo në konferencën për media që është duke u mbajtur në selinë e PDK-së në Prishtinë.
Hoxha tutje ka thënë se ajo do të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë.
Në këtë konferencë është duke marrë pjesë edhe minisrtri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se “Hoxha do ta ngris nivelin e drejtësisë në Kosovë”.