Ministrja e Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha ka shpërndarë sot libra e lektyra shkollore për nxënësit e shkollës “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se vizita në atë shkollë tregon për përkrahjen që kanë nxënësit e kësaj ane nga qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Librat e lektyrës shkollore? për bibliotekën të shpërndara sot, në paralelen e ndarë të shkollës ?”Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, është mbajtje e premtimit që ta furnizojmë bibliotekën me libra të nevojshëm për nxënësit??dhe të rinjtë e vyer e të përkushtuar për arsimim.
Nderim për arsimtarët dhe arsimdashësit që pavarësisht kushteve e rrethanave, bëjnë arsimimin e të rinjve drejt vlerave më të mira edukative e profesionale.
Vizita në këtë shkollë është përkrahje jo vetëm për nxënësit por edhe familjet që jetojnë këtu duke mos harruar asnjëherë se shteti ynë do të kujdeset maksimalisht për çështjet jetike të qytetarëve në çdo pjesë të vendit.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...
GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike
Rreth 900 lindje më shumë në 2025-ën
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit