Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, duke deklaruar se dhuna është e papranueshme, por sipas saj edhe provokimet duhet të jenë të matura, sidomos nga persona që vazhdimisht provokojnë.
Musliu-Shoshi theksoi se asnjëherë nuk duhet të ketë dhunë, pasi sipas saj ajo nuk është e nevojshme në asnjë rrethanë.
“Dhuna është e dënueshme nga secili prej nesh, por edhe provokimet duhet të jenë të matura, posaçërisht nga personat të cilët vazhdimisht provokojnë. Asnjëherë nuk duhet të ketë dhunë sepse nuk është e nevojshme. Ne i zbatojmë të gjitha vendimet që vijnë nga organet e zbatimit të ligjit, por z. Kurti është mirë që të mos përzihet në çështje që s’i takojnë, të mos bëjë presion mbi organet që vendosin rendin dhe ligjin në Republikën tonë dhe të merret më shumë me problemet me të cilat përballen qytetarët tanë”, u shpreh Musliu-Shoshi.
Më poshtë mund të shihni deklaratën e plotë.
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...