Vendimi i autoriteteve vendore që të ardhurit nga diaspora të futen në karantinë për 2 javë, ka bërë që disa të ardhur nga jashtë të zgjedhin rrugët ilegale për të shmangur izolimin e detyrueshëm.
Burimet bëjnë të ditur se dhjetëra shtetas kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në Han të Elezit për tu futur në Kosovë nga Maqedonia.
Burimet bëjnë të ditur se vetëm dje shtatë persona janë futur nëpërmjet rrugëve ilegale nga Maqedonia në Han të Elezit.
Sipas këtyre burimeve, të ardhurit në Kosovë janë nga diaspora e Italisë.
Të njëjtit kanë shfrytëzuar rrugët malore që të futen në Kosovë duke shmangur pikën kufitare me Maqedoninë.
Veprime të tilla padyshim që shtojnë pasigurinë në luftimin e koronavirusit në Kosovë dhe shtojnë gjasat që të rritet numri i të prekurve nga pandemia e koronavirusit.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran