Së paku 76 persona kanë humbur jetën, ndërsa druhen rreth 100 viktima, si pasojë e zjarreve të furishme në dy pyje të mëdha në periferi të Athinës.
Ndërkohë mbi 550 persona kanë mbetur të plagosur, teksa zjarret u ushqyen si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës pas zjarreve të nisura qysh të hënën, duke kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian dhe duke shpallur tre ditë zie.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta.
“Janë të shumta kufomat e gjetura brenda banesave apo në makina”, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...