Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pas lirimit të hapësirave nga pacientët e infektuar me COVID-19, ka filluar dezinfektimi e rregullimi i sistemit të monitorimit dhe shtretërve në Kardiologjinë Invazive.
Sipas SHSKUK’së, në këtë klinikë pritet të trajtohen 7 deri në 10 pacientë në ditë.
Njoftimi i plotë:
Pas lirimit të hapësirave të repartit, ku po trajtoheshin pacientë me COVID- 19, dezinfektimit të hapësirave, rregullimit të sistemit të monitorimit dhe shtretërve, në Kardiologjinë Invazive ka filluar trajtimi i pacientëve elektivë.
Në Kardiologjinë Invazive pritet të trajtohen 7 deri 10 pacientë në ditë, me synim që të zbutet lista e pritjes./arbresh.info/

PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...