Detyroi një grua të merret me prostitucion, arrestohet burri nga Prizreni

11:34 | 9 Korrik 2019
A Z

Të hënën në Prizren një person është arrestuar nën dyshimin se ka detyruar një grua të merret me prostitucion, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prizren, ku dyshohet se i njëjti në mënyrë sistematike ia ka mundësuar ose e ka detyruar viktimën të ofrojë shërbime seksuale ndaj personave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale