Policia e Kosovës ka dhënë detajet e therjes me thikë të një personi mbrëmë në Prishtinë.
Sipas Policisë, një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që në rrethana ende të panjohura dyshohet se është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur, shkruan arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./Arbresh.info.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...