Mbrëmë në orën 22:00, në fshatin Surkish të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur dy persona. Bëhet fjalë për A.S. (30-vjeç) dhe E.S. (23-vjeç). Si pasojë e plagëve të marra, A.S. ka ndërruar jetë në QKU, ndërsa i plagosuri tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Policia po merret me rastin por deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Rasti po cilësohet si vrasje e rëndë.
“Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha Policia.
“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...
Lajçak pasi i dolën mesazhet në dosjen Epstein: Kam treguar ...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...