Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit, me rastin e 24-vjetorit të saj, ku të pranishëm ishin krerët e shtetit, bashkë me udhëheqës të institucioneve vendore e ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe Talat Xhaferi, Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësues të ndryshëm diplomatikë.
Ai e cilësoi këtë ditë si një datë të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës që erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe luftës për çlirim, vetëvendosje e pavarësi, dhe tha se çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve e humbjeve e vuajtjeve të popullit të Kosovës.
“Pas sakrificës së Jasharajve e luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalua nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit – NATO-ja”, deklaroi ai.
Duke shprehur një falënderim të veçantë për rolin e NATO-s, kryeministri theksoi se historia e popullit shqiptar është e mbushur me heronj dhe heroina.
“Nën çdo okupim e shtypje, kishim kryengritje për çlirim e pavarësi. Sepse ne jemi popull i lirë. Jemi Ilir për nga rrënjët dhe të lirë për nga qenia”, ishin fjalët e kryeministrit./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%