Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në të cilën i pandehuri Fatlind Vokshi akuzohet se ka kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.
Shkak i dështimit të kësaj seance gjyqësore ishte mungesa e të akuzuarit Fatlind Vokshi, i cili edhe pse i ftuar në mënyrë të rregullt nuk e kishte arsyetuar mungesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Të ftuar në këtë çështje penalo juridike ishin edhe dëshmitarët Ardit Rama dhe Ardit Kelmendi, mirëpo të njëjtit nuk ishin paraqitur për të dëshmuar.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Zyhdi Haziri ka njoftuar palët procedurale se i njëjti nuk mund të udhëheq seancën sepse më 21 dhjetor 2020 Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që kryetari i trupit gjykues duhet të sistemohet në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan më 27 maj 2020 ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Fatlind Vokshki sepse i njëjti në kohë të papërcaktuar e deri më 13 mars 2020, ka siguruar dhe mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar armën e zjarrtë, revolen e markës “Ekol Major”, model 88, kalibër 9 mm, për të cilën nuk ka pasur leje përkatëse nga ana e organit kompetent e që me datën e cekur i është gjetur në veturën e markës “Polo”, dhe i është konfiskuar nga ana e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Me këto veprime ai ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi
Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës
Kryetari i Leposaviqit kaloi natën i bllokuar brenda objekti...
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit sot s’do të shkojnë n...
Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri
Sot mot me diell dhe riga shiu
Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë ...