Ka dështuar takimi i thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me votimin e buxhetit të vitit 2025.
Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni tha se dje ka thirrur në një takim urgjent Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan dhe Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi, përcjell Arbresh.info.
Ky takim ka dështuar pasi Haziri dhe Rashiti nuk u janë përgjigjur ftesës së kryetarit Hyseni.
“Pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të mia të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje kam ftuar një takim urgjent për sot. Në këtë takim, i kam ftuar z. Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi”, ka shkruar Hyseni.
“Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit”, tha tutje ai./Arbresh.info
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...