Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 50-të për ta konstituar Kuvendin.
Ani pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më 19 korrik, në një restorant në Prishtinë, por takimi nuk kishte asnjë rezultat, që do mundësonte ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.
Në anën tjetër, po afrohet edhe afati i 26 korrikut, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit po afrohet.
Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...