Për të 15-tën herë me radhë, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kanë qenë gjithsej 56 për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, vota këto që nuk mjaftuan për ta formuar komisionin për votim të fshehtë, pasi PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe AAK-Nisma tash e sa kohë po refuzojnë të propozojnë anëtarë për këtë komision.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, theksoi se seanca e radhës do të mbahet më 15 maj, me fillim prej orës 10:30, raporton Zeri.info.
Theksojmë se gjatë së hënës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pasi ka mbledhur nënshkrimet edhe të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për seancën konstituive, respektivisht për votimin e fshehtë.
Po ashtu, gjatë së hënës presidentja Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike për të filluar konsultimet për të dalë nga ngërçi politik në të cilën gjendet vendi, raporton tutje Zeri.info.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Osmani dhe konsultimet pritet të fillojnë pikërisht të enjten e 15 majit, kur edhe pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës