Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit për herë të dytë të seancës konstituive.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Kuvendi sot u uzurpua, shkruan Arbresh.info.
Ajo tha se ryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.
“Sot, Kuvendi i Republikës u uzurpua. LVV e shndërroi skenën parlamentare në teatër partie, duke pamundësuar zhvillimin e seancës sipas rregullores së punës. Rendi i ditës ishte i qartë: votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Asnjë paqartësi, asnjë arsye për zvarritje. Për miratimin e këtij raporti kërkohet shumicë e thjeshtë, jo konsensus. Jo manovra politike. Jo skenarë të porositur nga lart. Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.”, ka shkruar ajo.
“Kjo është jo vetëm shkelje e rregullores, por një dhunim i vullnetit demokratik dhe institucional. Kjo është marrezi.”, u shpreh Çitaku./Arbresh.info/
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...
Rama, Trumpit për Gjykatën Speciale: Për hir të Zotit, reago...