Një 56-vjeçar ka vdekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Dëshmitari rrëfen se i ndjeri kishte probleme me zemër dhe afro një orë priti për tretman mjekësor.
Dy ambulanca gjendeshin para qendrës emergjente në Lipjan.
Kjo pasi një person vdiq aty dhe po dyshohet se deri tek kjo erdhi për shkak te mungesës të ambulancave për ta transferuar ne Prishtinë dhe mungesës së doktorit në vendin e punës.
E krejt ngjarjen e kishin parë pacientët e tjerë, te cilët ishin aty .
Naim Zani, dëshmitar i këtij rasti tregon tmerrin që përjetoi 56-vjeçari që kishte probleme me zemër.
“Ka kërku ndihmë rreth gjysmë ore, askush nuk e ka marrë parasysh. Dhimbje të mëdha ka pasur, vonë ka ardhë një mjek. Sa e kam dëgjuar ka pasur dhimbje të barkut, gjoksit, kishte pasur sulm, urgjent është dashur t’i bëhet një EKG”, rrëfen dëshmitari për T7.
E, Zani thotë se doktori nuk ishte aty, pasi që sipas asaj që kishte dëgjuar nga infermierët aty, ai kishte dalë të kryente punët e veta gjatë orarit të punës.
“Sa e kuptova unë, mjeku kryesor i kësaj qendre nuk ka qenë aty, ka qenë duke kryer punë të veta private, çka po e di unë ku. Kjo ka qenë neglizhencë e mjekëve”, tha ai.
LEXO EDHE:
Suspendohet mjeku që deklaroi rrejshëm se EKG në QKMF-në e Lipjanit është jashtë funksionit
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...