Kadeti i Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti në trafik në vitin 2022.
Babai i tij, në një lidhje direkte nga Peja hodhi dyshime mbi procesin që tashmë është në rigjykim. Dyshimet e tij janë që djali i tij mund të mos ketë ndërruar jetë nga aksidenti por nga asfiksia.
”Ekspertiza ka qenë e përgjysmuar. Aty thotë se të gjitha organet tjera i ka të shëndosha. Kokën, qafën, sytë, mushkëritë, zemrën. Unë dyshoj që ata kanë mundur të kryejnë një akt të turpshëm, çnjerëzor që të mos të tregojë Flordiani se kush e shkaktoi aksidentin. Arsyeja është sepse ata kur kanë dashur të ikin kanë bërë çmos”, tha ai për “Kosova Today”.
”Kam kërkuar në gjykatë dhe prokurori të bëhet super ekspertiza. Dyshimi është që ka mundur të ndodhë asfiksia. Në certifikatën e institutit shkruan që ka pasur politraumë kurse në raportin mjekësor shkruan që ka pasur gjakderdhje hemoragjike. Ose duhet të jetë njëra ose tjetra. Unë dyshoj që ka mundur të ndodh diçka edhe më e keqe”, u shpreh Shabaj duke aluduar në asfiksinë.
Në anën tjetër, familjari i të akuzuarve për rastin në një lidhje telefonike tregoi se të përfshirët në aksident ia kanë mbajtur të fshehtë fillimisht ngjarjen duke mos i treguar as personave të familjes kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK