Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti i është kundërpërgjigjur drejtorit të PTK-së Agron Mustafës ku ky i fundit e akuzoi atë për siç pretendohet se Dërguti kërkoi nga ITU të mos i jepej kodi telefonik Kosovës.
Ajo në një shkrim në Facebook jep arsyet e saja përse e kishte bërë një kërkesë të tillë, ndërkaq thotë se është e qartë kërkesa drejtuar ITU-së, e cila sipas Dërgutit nuk është as ajo që trilloi Edita Tahiri, rrjedhimisht as ajo që u publikua në portalet e këtij regjimi e as ajo që e flasin veglat e pushtetit, sikurse Agron Mustafa.
“Por një shqetësim real që u vërtetua për të keqen e Kosovës një vit më vonë”, shkruan ajo.
Ajo thotë se pati peticion kundër marrëveshjes për kodin dhe se sipas saj për këtë nënshkruan 205 mijë qytetarë. Në fakt, një peticion i tillë nuk ekziston, ekziston vetëm peticioni kundër Asociacionit dhe demarkacionit.
Postimi i saj në Facebook:
Sot paska folur për letrën drejtuar Sekretarit Gjeneral të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve edhe Agron Mustafa, Drejtori i PTK-së. Natyrisht, me gjuhën e njëjtë të pushtetit, pra me shpifje e trillime.
Kjo letër e dërguar me 8 shkurt 2016, pra 1 vit nga sot, është letër publike dhe përmban të gjitha shqetësimet legjitime që kemi ngritur publikisht mbi pronësinë e kodit +383, dhe mbi të gjitha kërkesën e mbi 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit më 2015 kundër kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Isa Mustafa me Vuçiqin.
Le të na tregojnë Ministrat, zyrtarët e pushtetit, Drejtori aktual i PTK-së, Rregullatori përfshirë, qoftë dhe një komunikim të vetëm me ITU-në, si palë, pra si institucione të Kosovës, të cilën merren vesh për kodin shtetëror.
Deri tani kemi parë vetëm korrespondencën e ITU-së me Ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq për çështjen e kodit +383. Në të cilën thuhet shprehimisht “geographical area of the Autonomous Province of Kosovo and Metohija”.
Pra, është e qartë kërkesa drejtuar ITU-së, e cila nuk është as ajo që trilloi Edita Tahiri, rrjedhimisht as ajo që u publikua në portalet e këtij regjimi e as ajo që e flasin veglat e pushtetit, sikurse Agron Mustafa. Por një shqetësim real që u vërtetua për të keqen e Kosovës një vit më vonë.
Unë e kam të qartë pse këta eksponentë të pushtetit i gëzohen faktit që para 10-15 viteve nuk ka pasur deputetë sikur të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sepse kjo do të nënkuptonte që në krye të kompanive me interes shtetëror e kombëtar të mos jenë njerëz që i rrënojnë financiarisht ato.
As nuk do të kishte padi e gjoba si ajo me Z-mobile apo afera me AXOS GmbH.
E kemi thënë vazhdimisht se klani “Pronto” ka kapur çdo pore të kësaj shoqërie. Ky klan kriminal i ka mbushur institucionet me veglat e tij, e njëri nga ta është edhe Agroni. Pikërisht ky njeri i cili nuk u përgjigj para ca ditësh kur u pyet se si u bë që në kompaninë VALA u punësua në tre muajt e fundit djali i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, një vegël e “Pronto”-s. Dhe pikërisht për këtë favor, Agron Mustafa gëzon mbrojtje personale gjatë 24 orëve nga Policia e Kosovës,
Prandaj, le të na sqarojë gjitha këto Agron Mustafa, i cili nuk duhet vetëm të turpërohet për veprimtarinë e tij, por duhet të japë përgjegjësi para drejtësisë. Sigurisht kur organet e drejtësisë të mos jenë të kapura nga klani “Pronto”.
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet