Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë me dije se zyrtari policor që dyshohet se goditi me veturë një viktimë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin” thuhet në njoftimin e IPK-së.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Ismajl Kryeziu”.
Ky është njoftimi i plotë i IPK-së:
Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përshirë një zyrtar policor — jashtë detyrës zyrtare.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale duke goditur një këmbësor i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.
Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Sa ndikojnë gomat në sigurinë e trafikut?
Pse të sëmurët me skizofreni dëgjojnë zëra? Studimi zbulon n...