Dërgohet në gjykatë për seancë por tenton të arratiset

10:44 | 12 Janar 2020
A Z

Një person është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, për një seancë gjyqësore, por I njëjti ka tentuar të arratiset.

Rasti ka ndodhur dje pasdite. I njëjti është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte dërguar në Gjykate për seancë Gjyqësore, ka tentuar të arratiset. I njëjti është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton PK.

Shpërndaje në rrjete sociale