Derisa në Hagë ka nisë tashmë procesi i gjyqësor ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, familja Thaçi i ka hapur dyert për mysafirë. Në shtëpinë e ish-presidentit ndodhen prindërit dhe njëri nga vëllezërit e Tashim Thaçit, ndërsa familjarët e tjerë kanë udhëtuar për në Hagë.
Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë, sot filloi procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish-m anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Kraniqit e Rexhep Selimit.
Katërshja e UÇK-së po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte nga marsi 1998 deri në shtator 1999 në Kosovë e Shqipëri./rtk
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...