Deputetja Vasfije Krasniqi në fjalimin e saj të parë në Kuvendin e Kosovës ka falënderuar votuesit e saj, për të cilët tha se dëshmuan se janë mbrojtës të viktimave të dhunës seksuale të luftës.
“Ju faleminderit që më përkrahet, mbështetet dhe më dhanë votën. Përmes votës së tyre ata dëshmuan se janë të gatshëm të ndihmojnë dhe mbrojnë viktimat e dhunës seksuale”.
“Një hap i rëndësishëm është marrë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione duke iu shtuar edhe kategoria Personat e Dhunës Seksuale. Të bëhemi bashkë dhe të votojmë iniciativën nga Tinka Kurti”./arbresh.info/
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...