Deputetja e AAK-së, Albulena Reshitaj ka njoftuar se po merr pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA.
Temë diskutimi ka qenë pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave.
“Si përfaqësuese e Parlamentit të Republikës së Kosovës jam e nderuar me pjesëmarrje në Takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Washington DC. Së bashku me gra të fuqishme senatore e kongresiste amerikane dhe shumë lidere politike nga e gjithë bota jemi këtu për të përcjell mesazhin që gruaja, paqja dhe siguria janë shtylla qenësore të vizionit për paqe në nivel kombëtar dhe global”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo tha se bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, është garanci e rrugëtimit tonë drejt fuqizimit të demokracisë.
“Bashkëpunimi ynë me partnerët tanë SHBA dhe BE është garanci e rrugëtimit tonë drejt fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar tutje deputetja./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...