Deputetja Pacolli: S’kam marrë ftesë nga gjykata

13:37 | 2 Korrik 2025
E.H

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë zyrtare për të marr pjesë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë gjykatës për të sqaruar këtë çështje, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Lidhur me raportimet për mungesën time në seancën e fundit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dua t’ju informoj se sapo kam dërguar një shkresë zyrtare drejtuar gjykatës, përmes së cilës kam kërkuar sqarime dhe dokumentim mbi:

1. Dorëzimin (apo mungesën e tij) të ftesës zyrtare për seancën,

2. Procedurat e ndjekura nga ana e shërbimeve përkatëse për komunikim me mua,

3. Çdo hap të mëtejmë që gjykata planifikon të ndërmarrë në këtë rast.

Nuk kam pranuar asnjë ftesë zyrtare dhe mbetem e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, por pres që institucionet të veprojnë me rregull, korrektësi dhe transparencë.

LEXO EDHE:

Policia dështon ta sjellë me detyrim Fitore Pacollin, Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin e deputetes së VV-së

Shpërndaje në rrjete sociale