Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur infermierët kosovarë si shtyllën e shëndetësisë në Kosovë.
Në ditën ndërkombëtare të infermierisë, Musliu-Shoshi ka kërkuar pagë të dinjitetshme e kushte më të mira të punës për infermierët në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, falënderim të veçantë të gjithë infermierëve të Kosovës për përpjekjet e tyre të palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë. Ata janë shtylla kryesore e përkujdesit shëndetësor. Roli i tyre është i madh, e sidomos gjatë fatkeqësive shëndetësore, siç e kemi tani rastin me pandeminë Covid-19.
Sipas statistikave 60% e punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë infermierë. Për këtë arsye ne duhet t’u kushtojmë atyre kujdes për pagë të drejtë e të barabartë, për kushte dhe mbështetje shtetërore.
Faleminderit që sakrifikoni edhe ditët e veçanta të juaja që pacientët të jenë të shëruar” shkruan Musliu-Shoshi në urim.
Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna
Hoti: Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kt...
Limi dhe Dolce s’i kursejnë puthjet as para Albës
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16...
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon dr...
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga P...